Kryesore

Lajçak pas takimit me Kurtin: Preferoj rrugë diplomatike për heqjen e barrikadave në veri



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:15 - 13/12/22 |
Opi Nion

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë se preferon rrugën diplomatike për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës, dhe jo atë përmes buldozerëve.

 Kjo deklaratë e tij erdhi pas një takimi që ka zhvilluar në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

“ Kam pasur diskutim të gjatë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Nuk do t’i bëj publike detajet, sepse jam në mes të misionit dhe do ta vazhdoj vizitën nesër në Beograd. Do të takohem me komandantin e KFOR-it dhe atë të EULEX-it sonte, për të parë vlerësimin e tyre për situatën në terren, dhe më pas do të tentojmë të gjejmë zgjidhjet e mundshme, sepse kjo gjë nuk është e mirë. Unë nuk mendoj se kemi llogari që të presim për të ndodhur diçka e keqe. Tensionet nuk i ndihmojnë askujt, dhe nuk mendoj që ndonjë njeri normal është i lumtur me këtë situatë në veri”, tha ai.

Ndërsa Escobar u shpreh se tensionet në veri të Kosovës, plani franko-gjerman dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe, kanë qenë ndër temat e diskutimit me Kurtin. Ai tha se shpreson në një zgjidhje të shpejtë të krizës në veri.

Pas