Aktualitet

Laboratori i kokainës në Fier, gazetarja: Shtëpia është fortesë, e rrethuar me mur 200 m



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:36 - 25/11/22 |
Opi Nion

Shtëpia që shërbente si laborator kokaine në fshatin Frakull e Madhe në Fier ishte e pabanueshme prej disa kohësh.

Gazetarja e Tv Klan, Anila Sefa, raporton se kjo shtëpi private i ngjason një fortese, e rrethuar me mur 200 metra dhe me portë metalike të automatizuar që hapet me pult komandimi.

Në këtë shtëpi magazinohej kokaina e ardhur nga Kolumbia dhe aty përpunohej.

Shtëpia ka qenë në pronësi të ish-kryetarit të komunës së Farakullës së madhe Viktor Çervanaku.

Anjola Hamzaj: Anila a jetonte njeri në shtëpinë ku u gjet droga dhe kush kujdesej për të?

Gazetarja Anila Sefa: Në fakt në këtë shtëpi nuk jetonte njeri. Asnjëri nuk kujdesej për këtë shtëpi, por mesa duket grupi kriminale e ka paramenduar mirë sepse laboratori i kokainës është vendosur në një vend shumë të sigurt. Siç e shikoni kjo shtëpi është rrethuar nga 200 metër mur të lartë në lartësinë 2 metra 2 1099. Madje forcat speciale, mbrëmjen e djeshme e kanë pasur edhe të vështirë të futen në këtë derë. Nëse shikoni ato kanë hipur sipër portës e cila është automatike dhe hapet vetëm nga një pult i komanduar. Pasi kanë thyer pjesën automatike të portës, pas saj është gjetur edhe sasia e thasëve me pleh kimik brenda secilës ka qenë e fshehur kokaina. Ju e shikoni se kjo shtëpi e cila është e ish-kryetarit të komunës së Farakullës së madhe Viktor Çervanaku, tashmë i arrestuar ka qenë një fortesë dhe jashtëzakonisht e vështirë, për t’u kontrolluar dhe për t’u parë nga banorët e zonës, se çfarë ndodhte pas këtyre mureve. Viktor Çeranaku ka qenë prej tre mandatesh në këtë fshat i zgjedhur si kryetar i komunës. Sot SPAK-u ka arrestuar edhe djalin e tij dhe vëllain e vogël të Viktor Çervanakut, shtetasin Zenel Çervanaku, rreth 21 vjeç, i cili në muajin Janar 2022 ka hapur aktivitet tregtinë eksport dhe import të lëndëve bujqësore, ku përfshiheshin edhe plehrat kimike. Mesa duket ka qenë organizim i kësaj familje, e cila e ka përshtatur këtë banesë në Frakull të Madhe për të kryer përpunimin e kokainës. Sot në pranga gjendet edhe njëri prej djemve të tij së bashku me të fejuarën, ndërsa nga informacionet e fshatit bëhet me dije se edhe djali tjetër i Viktor Çervanakut ndodhet në burg për një plagosje të bërë disa vite më parë.

Anjola Hamzaj: Ndërkohë nëse ke mundur të bisedosh me fqinjët, a kishin ata dyshime për zhvillimin e këtij aktiviteti në banesë?

Gazetarja Anila SefaAskush nga fqinjët nuk ka pasur dijeni për zhvillimin e këtij aktiviteti, pasi që prej 2015, pra 7 vite, në këtë banesë nuk ka ardhur askush dhe nuk ka jetuar asnjë njeri. Thashë më herët që është një fortesë, e rrethuar 200 metra nga mure 2 metër e 10 dhe nga dyer atomatike që nuk mund të hapen nga jashtë, e ka bërë të vështirë që edhe nga banorët të besohet se brenda mureve të tyre të jetë gjetur 430 kilogramë kokainë. Madje mbrëmjen e djeshme kur është kryer edhe operacioni nga SPAK-ut, vetëm në ato momente ato kanë arritur të pyesin dhe të shikojnë çfarë ka ndodhur në këtë banesë. Se nëse nuk jeton njeri askujt nuk i shkon në mendje të shikojë se çfarë ndodh brenda këtyre mureve të larta. /tvklan.al

 

 

 

Pas