Sport

Kupa e Botës/ U dëmtua në sfidën me Serbinë, Neymar humbet fazën e grupeve



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:46 - 25/11/22 |
Opi Nion

Sulmuesi i Brazilit, Neymar, duket se do të humbasë dy ndeshjet e mbetura të fazës së grupeve kundër Zvicrës dhe Kamerunit, pas një dëmtimi që pësoi në kyçin e këmbës.

Neymar mbeti i lënduar në sfidën hapëse të Botërorit kundër Serbisë, e vlefshme për Grupin G, ku morën një fitore me rezultatin 2-0.

Pavarësisht rezultatit, pati skena shqetësuese, teksa Neymar u dëmtua në minutën e 80’ pas një përplasjeje të rëndë me Nikola Milenkoviç.

Lojtari i Paris Saint-Germain u fotografua më pas në stol me lot në sy, ndërsa imazhet e kyçit të tij të fryrë filluan të qarkullojnë në mediat sociale pas ndeshjes.

Edhe mbrojtësi i brazilit Danilo, i cili mori një lëndim në kyçin e majtë nuk do të jetë në ndeshjen me Zvicrën./Opinion.al

Pas