Bota

Papa Françesku: Ukraina duhet të marrë vendime largpamëse për të siguruar paqen



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:32 - 25/11/22 |
Opi Nion

Papa Françesku i ka shkruar një letër popullit ukrainas, e cila u publikua këtë të premte nga Vatikani.

Papa shprehet se udhëheqësit ukrainas do të duhet të marrin “vendime largpamëse” për të siguruar paqen, ndërsa vlerësoi dhe forcën e ukrainasve përballë sulmit rus.

“Bota ka njohur një popull të guximshëm dhe të fortë, një popull që vuan dhe lutet, qan dhe lufton, reziston dhe shpreson, një popull fisnik dhe martir”, shkruan ai.

Papa vazhdoi duke sugjeruar se liderët në Ukrainë do të duhet të bëjnë lëshime për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

“Mbi ta qëndron detyra për të qeverisur vendin në kohë tragjike dhe për të marrë vendime largpamëse për paqen dhe zhvillimin e ekonomisë gjatë shkatërrimit të infrastrukturës jetike”, shtoi ai.

Javën e kaluar, presidenti Volodymyr Zelensky tha se Ukraina ishte gati për paqe, por vetëm me kushtet e saj që do të rivendosnin të gjithë territorin e pushtuar.

Pas