Aktualitet

Kuvendi/Basha:Vota e çdo delegati ka një peshë të madhe,do luftojmë për…


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:11 - 17/07/21 |
Opi Nion

Në kohën kur 1500 delegatë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike po votojnë për anëtarët e Këshillit të ri Kombëtar të selisë blu, kreu i PD-së,  Lulzim Basha ka dhënë një mesazh.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, kryedemokrati thotë se vota e çdo delegati ka një peshe të madhe pasi është përcaktuese për fatin e vendit. Sipas tij, do të jenë përfaqësuesit e zgjedhur që do të luftojnë çdo ditë për shqiptarët dhe që do të jenë çdo ditë pranë tyre.

“Në këtë kohë përcaktuese për fatin e vendit, vota e çdo delegati merr një peshë të madhe duke zgjedhur përfaqësuesit që do të luftojnë çdo ditë për shqiptarët dhe që do të jenë çdo ditë pranë tyre.

Ata na dhanë një besim të jashtëzakonshëm për planet tona konkrete të të gjitha fushave: për ekonominë, për arsimin, shëndetësinë, punësimin, përballimin e kostos së jetesës, dhe kurimin e plagës së emigracionit.

Ne jemi të përkushtuar ndaj angazhimeve tona më shumë se kurrë, dhe nuk do të ndalojmë së luftuari për qytetarët e Shqipërisë, derisa t’i bëjmë ato realitet”, shkruan Basha./Opinion.al

Pas