Aktualitet

Kush janë rektorët e rinj të universiteteve në Shqipëri


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:52 - 31/07/20 |
Al Do
Ditën e djeshme u zhvilluan  zgjedhjet në institucionet e arsimit të lartë në Shqipëri, prej ku u zgjodhën edhe rektorët e universiteteve.Në Universitetin e Tiranës, fitues u shpall Artan Hoxha, me 54 për qind të votave. Ai garonte përballë Mimoza Hafizit dhe Kozeta Sevranit.

Në Universitetin e Mjekësisë, u rizgjodh rektor Arben Gjata

Andrea Maliqari u zgjodh rektor në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Ndërsa Fatbardh Sallaku u zgjodh rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Në  Universitetin e Arteve rektor u zgjodh Kastriot Çaushi ndësa në atë të Sporteve, Agron Kasa.

Kseanela Sotirofski është zgjedhur rektore e universitetit ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës.

Skënder Topi është rizgjedhur rektor në Universitetin e Elbasanit. Ai kandidonte i vetëm në këtë garë.

Ndërsa në Korçë, rektor i universitetit do të jetë Dhimitër Bello. Ai fitoi kundër Lenci Ekonomit.

Në Universitetin e Shkodrës ka fituar garën për rektore Suzana Golemi. Ajo fitoi kundër rektorit në detyrë, Adem Bekteshi, me vetëm 2 vota diferencë.

Bektash Mema i zgjodh rektor i universitetit ‘Eqerem Çabej’ në Gjirokastër.

Ndërsa në Vlorë, në universitetin ‘Ismail Qemali’ fitoi garën mes tre kandidatëve Roland Zisi.

Pas