Bota

Shtimi i rasteve të reja, Britania vendos kufizime për 4 milionë banorë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:50 - 31/07/20 |
Al Do

Qeveria e Britanisë së Madhe ka vendosur brenda natës disa masa kufizuese në veri të vendit.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë masat do të prekin 4 milionë qytetarë. Familjarët, të cilët jetojnë në banesa të ndryshme, nuk mund të takohen në ambiente të mbyllura në Manchester, Lancashire dhe Ëest Yorkshire, si pjesë e masave që erdhën pas shtimit të rasteve me Covid-19.

Familjarët nuk do të mund të vizitojnë të afërmit në qendrat e përkujdesjes dhe azile, pasi mungojnë testet për stafin dhe të moshuarit.

Kufizimet e reja janë kritikuar nga opozita laburiste, që nënvizon se erdhën pa asnjë paralajmërim dhe se janë të paqarta. Por qeveria i ka mbrojtur ato.

Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock thotë se njoftimi 3 orë përpara vendosjes së masave ishte më se i mjaftueshëm. Britania e Madhe raportoi të enjten, numrin më të lartë të rasteve ditore me koronavirus në muajin e fundit duke shtuar frikën për një valë të dytë./ Opinion.al

Pas