Aktualitet

Moti përvëlues vijon edhe në Gusht, ja kur priten reshje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:26 - 31/07/20 |
Al Do

Shqipëria është përfshirë nga një mot i nxehtë gjatë fundit të muajt korrik, por mesa duket kjo situatë do të vijojë edhe gjatë gushtit.

Sipas sinoptikanëve, fillimi i muajit gusht do të karakterizohet nga temperatura të larta.

Vlerat maksimale pritet të shkojnë në 40 gradë celsius, e do të mbeten të tilla përgjatë 10 ditëshit të parë të muajit.

Megjithatë nuk përjashtohen edhe reshje të herë pas herëshme. Në ditën e parë të gushtit  priten vranësira dhe shira në disa pjesë të vendit.

Duke filluar nga dita e martë e deri në fund të javës do të kemi vranësira, duke sjellë edhe shtrëngata shiu, që do të sjellin një freskim të motit. /Opinion.al

Pas