Katër janë kandidatët që garojnë për drejtimin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike, në një garë që në fakt, po bëhet më e ashpër nga sa mund të ishte parashikuar.
Dy nga kandidatët janë meshkuj dhe dy femra.
Një kandidaturë e fortë dhe e formuar është konsideruar në këtë garë Belind Kelliçi, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike. Këlliçi është i cili edhe pse mes demokratësh, në jetën private ka zgjedhur një lidhje socialiste. Ai është në raport me vajzen e deputetes socialiste Ledi Shamku dhe te Artan Shkrelit.
Figura tjetër mashkullore është e kandidatit Ervin Salianji, i cili në fakt flitet se është një bashkëpunëtor i hershëm i PS. Pak kohë më parë në media, qarkulluan foto të tij në shoqërinë e deputetit Sadri Abazi.
Greta Koçi, e njohur nga të gjithë si këngëtare që në moshë të hershme, pas angazhimeve gjithmonë e më të shpeshta në PD, garon për këtë pozicion.
E fundit për nga koha e angazhimit në parim por jo për nga rëndësia është zëdhënësja aktuale Oriela Nebiaj, që gjithashtu ka vendosur kandidaturën në këtë gare.
Shkruaj nje koment
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.
Si nuk dhate nje gje sic duhet. Jane 6 kandidate. Ja votimi ne vlore.Gjatë ditës së djeshme janë zhvilluar zgjedhjet e para për kreun e FRPD-së ne qytetin e Vlores, në të cilën garonin gjashtë kandidat. Rezultatet e arritura nga kjo garë jane: Ervin Salianji me 310 vota, Belind Këlliçi me 246 vota, Greta Koçi me 17 vota, Lisandër Hoxha me 7 vota, Oriela Nebiaj 27 vota si dhe Enri Ceno me 24 vota.