-U tha në Opinion

“Kush është punonjësi i ambasadës që ka shantazhuar zëdhënësin e Metës”


               Publikuar në : 23:10 - 21/11/19 |
Geljano Fataj

Presidenti Ilir Meta ka pohuar në Facebook se zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, është shantazhuar në emër të një ambasade të huaj.

“Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash. Kam kërkuar hetim të menjëhershëm. Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes, por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës”, shkroi kreu i Shtetit në rrjetin social.

Në emisionin Opinion, analisti Lorenc Vangjeli ka dhënë të tjera detaje.

Nuk bëhet fjalë për ambasadën amerikane. Bëhet fjalë për ambasadën italiane. Është një zyrtar i lartë i ambasadës italiane, sapo ëshët bërë padia në prokurori. Bëhet fjalë për një telefonatë që i ka bërë zotit Blushi, pak çaste pasi kishte nxjerrë statusin e parë”, tha Lorenc Vangjeli. / Opinion.al

Pas