-U tha në Opinion

Sondazhi/ Qytetarët mendojnë se reforma në drejtësi po politizohet


               Publikuar në : 23:21 - 21/11/19 |
Geljano Fataj

Emisioni Opinion, trajtoi mbrëmjen e së enjtes përplasjet e reja sa i përket Gjykatës Kushtetuese, mes presidentit Ilir Meta dhe Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Ndërkohë për të parë perceptimin e reformës në drejtëci, e cila solli dhe këtë kaos, qytetarët janë pyetur me anë të një sondazhi në rrjetet sociale.

“A po politizohet reforma në drejtësi?”, ishte kjo pyetja e sondazhit të kësaj të enjteje.

Nga 5500 votues, 86 përqind mendojnë se reforma në drejtësi është politizuar, ndërsa vetëm 14 përqind kanë shpresën se reforma është e papolitizuar./ Opinion.al

Pas