Kronikë

Kush është personi që u gjend i vrarë në Shkodër, e shkuara e tij


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:05 - 17/05/21 |
Opi Nion

Është identifikuar personi që u gjet i vrarë me armë zjarri në Shkodër. Endri Mustafa rezulton të jetë një emër i njohur për policinë. Ai rezulton të jetë me precedentë të mëparshëm kriminalë. Mustafa ka qenë i arrestuar së bashku me 5 të tjerë në vitin 2016 pasi atyre iu janë gjetur armë e municione luftarake.

Sipas policisë, gjatë kontrollit atëherë u sekuestruan 6 automjete të ndryshme, 2 antiplumba, 305 copë fishekë model 56, 5 krehëra armë zjarri automatikë, 2 krehëra pistoletë  TT, 5 skafandra motori, 4 maska dhe 4 kapuçë me ngjyrë të zezë, 7 copë fishekë model 54, 3 gëzhoja model 54, rroba me mbetje si gjaku dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.

Po ashtu Endri Mustafa banues në Shkodër ka qenë i dënuar më parë për plagosje. Emri i tij del sërish në vitin 2020 gjatë operacionit ‘’Maranaj’’ për fajde, ku ai u shpall në kërkim policor.

Endri Mustafa, i gjetur i vrarë me armë zjarri mbrëmë në Shkodër kishte 3 ditë që ishte zhdukur. Humbja e 32-vjeçarit është denoncuar nga familja e tij në polici./Opinion.al

Pas