Aktualitet

Shembet suvaja gjatë shfaqjes në Shkodër, lëndohet aktori


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:28 - 17/05/21 |
Opi Nion

Aktori Nikolin Ferketa ka mbetur i lënduar në shpinë pasditen e djeshme, teksa po jepte shfaqe.

Trupa e teatrit “Migjeni” po luanin shfaqen “Anmiku në shtëpi” në zonën muzeale të Shkodrës, kur në një moment, një copë suvaje ra nga fasada e një ndërtese të vjetër në lagjen “Gjuhadol” dhe aktori u lëndua.

Aktori Ferketa i cili mori një dëmtim në shpinë, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me ndërtesat e vjetra dhe rrezikun që ato shfaqin janë ngritur shumë herë diskutime por ende nuk është marrë ndonjë vendim nga autoritetet./Opinion.al

Pas