Aktualitet

KAS pranon kërkesën ankimore të LSI-së, hap live kutitë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:34 - 17/05/21 |
Opi Nion

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka marrë vendimin ditën e sotme që të hapen 24 kuti të materialeve zgjedhore sa i përket qarkut të Beratit.

Në seancën e fundit, KAS pranoi kërkesën ankimore të Lëvizjes Socialiste për Integrim, e cila kërkoi rinumërim me argumentin se janë konstatuar shkelje, duke pretenduar se ka më shumë fletë votimi se votues dhe se në disa prej tyre mungon dhe regjistri.

Në zgjedhjet e 25 prillit, në Qarkun e Beratit fituese rezultoi Partia Socialiste e cila siguroi 5 mandate, Partia Demokratike 2 mandate, ndërsa Lëvizjes Socialiste për Integrim, përfundoi pa asnjë mandat në këtë qark.

PD dhe LSI në ankimimet e tyre kanë kërkuar nga KAS që zgjedhjet e 25 prillit për Qarkun e Beratit të ripërsëriten, pasi sipas tyre ka pasur parregullësi./Opinion.al

Pas