Një gropë e hapur për ndërtim prej një viti e gjysmë në afërsi të zonës së Kopshtit Zoologjik, ka shkaktuar rrezikimin e 2 pallateve që gjenden pranë saj.
Aktualisht janë evakuauar disa nga familjet në pallatin e rrezikuar, ndërsa News 24, bën me dije se firma që ka hapur këtë gropë është IBN dhe ajo ka ofruar hotel për banorët e evakuuar.
Prej tri ditësh shtabi i emergjencave është mbledhur për të shqyrtuar këtë problem, por ende nuk dihet çfarë vendimi do të marrin.