Aktualitet

Imazhet e Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit, sot në faqet e ministrive serbe 


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:07 - 28/11/15 |
b.f

Imazhet e Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Ballist Morinës dhe Adem Jasharit janë shfaqur sot në disa nga faqet e institucioneve serbe.

Kanë qenë hakerat kosovarë dhe shqiptarë, që kanë gjetur pikërisht Ditën e Pavarësisë  për të sulmuar disa nga faqet më të njohura serbe, mes tyre edhe faqen zyrtare të Ministrisë së Minierave dhe Energjitikës së Serbisë, faqen zyrtare të shtetit serb si dhe disa sektorë të tjerë të veprimtarive shtetërore serbe. Hakerat kanë postuar imazhe të Ismail Qemalit, Ademj Jasharit, Isa Boletinit dhe Ballist Morinës. Grupi që ka kryer sulmin është identifikuar si “Kosova Hackers Group”. Më poshtë mesazhi i tyre.

 “Luftojmë për ty që tmos humbësh kurrë, ty JETEN ta fali ma i miri FLAMURË” – është porosia të cilën hakerët e grupit “Kosova Hackers Group”, ua kanë përcjellë në faqen zyrtare të Ministrisë së Minierave dhe Energjetikës të Serbisë , Qendrës per sektorin jo fitimprures , Menaxhmentit të Inxhinieris (Shoqëria e Serbisë) , Zyrës për rini , Institutit për arsimin e cilësisë, Qendrës për punë sociale në Novi Pazar si dhe shum webfaqeve tjera.

Po ashtu grupi i Hakerëve Kosovar ka arritur të bllokojë dhe ëebfaqen kryesore te shtetit Serb srbija.gov.rs , e cila për momentin është e bllokuar. Po ashtu ne ëebfaqet Serbe hakerët shqiptarë janë tallur duke paraqitur dhe tabelen e kualifikimeve për Euro 2016 , ku në tabel shihet mbishkrimi “Dont Forget”. 

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas