Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kush është fajtor në Shqipëri?

2015/11/07 at 1:04 AM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Kush është fajtor në Shqipëri?

Nga Blendi Fevziu
Kush po e shkatërron Shqipërine, po pyesja veten dje, ndërsa ndiqja Parlamentin, ku debati ulej e ngrihej herë si vullkan e herë si tërmet.
Drogë, korrupsion, krime, trafiqe. Ministra të akuzuar për afera, cereku i të cilave do mjaftonte për ti mbyllur disa dekada pas hekurave të burgut; ish ministra qe përfliten nga vjedhja tek vrasja. Të rënda po ashtu.


Tërmeti i akuzave bëhet edhe më bucitës nga toni që ngrihet. Nga burra te veshur me kostume që s’e kanë gje ti thonë fjalen e fundit njeri tjetrit. Ne tërmetin e të enjtes. Një tërmet qe duket se do te shkaktojë cunam. Cunam që do t’i fshijë prej andej të gjithe. Por në fakt nuk fshin asnjë. As akuzat e tyre. Rishfaqen sërish të enjten duke bubullitur. Me po ato akuza. Akuza që janë përsëritur në ekranet e Tv gjatë javes.

Shumica e akuzave janë po ato. Shumica të kthyera para e prapa prej vitesh. Por thuajse asnjëherë të sqaruara deri ne fund. Akuza që i bëjnë pis të gjithë dhe i barazojnë në këtë batak të pakrahasueshëm me asnjë vend tjetër te rajonit. Se të botës jo e jo. Në fakt mossqarimi i tyre i shërben pikërisht politikës. Për te trazuar në kazanin e madh dhe të pista të tyre të vërtetat dhe gënjeshtrat. Për ta bërë edhe më të theksuar aksiomën: po the 99 të verteta dhe një gënjeshtër, ke thënë në fakt 100 gënjeshtra. Ndaj askush nuk sqaron asgjë. Por shfaqet të enjten e rradhës ne Parlament. Ridëgjojeni të enjten.

Akuzohej Berisha për korrupsion e deri vrasje. Berisha nuk ështe më në pushtet. O t’ja faktojne ose mos ti përmendin më. Rasti tragjik i Remzi Hoxhës qe u hap dje ka 20 vjet. PS ka qenë 2 here në pushtet. Ka pasur Prokuror të zgjedhur prej saj. O duhej ta njihte fajtor o t’i thoshte që s’ka faj.

Akuzohet Tahiri nga oficeri i policisë Zagani. Tahiri kanshkuar vetë në Prokurori. Prokuroria të shprehet qëndrojnë apo jo. Sepse njëri nga të dy është fajtor. Akuzuesi ose i akuzuari. Të dy bashkë nuk mund te qëndrojnë paqësisht në këtë shoqëri.

Akuzohet Ilir Beqja për tendera dhe afera. Ose ai është fajtor dhe merr ndëshkimin ose nëse akuzat nuk kanë bazë askush s’ka të drejte t’ja përmendi.

Janë me dhjetra akuza të tjera që ndotin cdo dite shoqërinë dhe që askush nuk di t’ju japë përgjigje. Dhe kjo bëhet akoma më e rëndë kur në këtë vend ku perceptimi për korrupsionin është me i lartë se kudo nuk ka asnjë politikan të rëndësishëm te dënuar për korrupsion. Asnjë të vetëm. Rasti DIA është më ulëritësi. Avokatët e huaj te qeverise shqiptare deklarojnë se është nje rast korrupsioni i pastër dhe i madh; deklarojnë se dinë ku janë transferuar paratë dhe kush janë përfituesit e tyre. Por deri më sot asnjë njeri nuk është marrë në pyetje. E jo me të dënohet.

Ndaj Shqipëria vijon të tronditet nga tërmeti i së enjtes. Me akuza e kunder akuza. Dhe të mbetet në po atë batak, ku te gjithë bërtasin kapeni hajdutin dhe ku askush në fakt nuk do të thotë kush është hajduti i vërtetë.

Nëse Shqipëria do të dale nga ky batak, drejtësia duhet t’i japë një përgjigje pyejtes: a jane ta vërteta gjithë këto akuza? Kush ka vjedhur dhe vjedh në këtë vend? Dhe kush do përgjigjet para ligjit për shkeljen e tij? Përderisa këto pyetje nuk marrin përgjigje, prisni të enjten të shihni teatrin e rradhës.
Blendi Fevziu



Ju sugjerojmë

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
Bota

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

12 Korrik, 2026 10:39 pm
Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
Kronikë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

12 Korrik, 2026 9:31 pm
Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

12 Korrik, 2026 8:34 pm
SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
Bota

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

12 Korrik, 2026 7:48 pm
Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë
Kronikë

Aksident në aksin Gjirokastër-Tepelenë, drejtuesi i motoçikletës humb njërën këmbë

12 Korrik, 2026 6:52 pm
Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Rama: Bota pa se aty ku ka protestë, ka edhe siguri

12 Korrik, 2026 5:41 pm
Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat
Kryesore

Rama për protestat: Po i dëgjojmë qytetarët paqësorë, nuk i ngatërroj me sorrat

12 Korrik, 2026 5:36 pm
Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra
Sport

Infantino: FIFA do të shqyrtojë zgjerimin e Botërorit 2030 në 64 skuadra

12 Korrik, 2026 3:21 pm
Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”
Kronikë

Dhunuan të miturën/Burg për 20-vjeçaren, njëra prej 15-vjeçareve në “arrest shtëpie”

12 Korrik, 2026 2:15 pm
I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari
Kronikë

I dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni, arrestohet në Tiranë 48-vjeçari

12 Korrik, 2026 1:42 pm
Para
Ndocaj feston me elektoratin

Ndocaj feston me elektoratin

Horoskopi, sipas Susan Miller

Horoskopi, sipas Susan Miller

Dritan Zagani: Ja kush janë kolegët që më shisnin te trafikantët e drogës

Video-dëshmia/ Dritan Zagani: Ja se si kushërinjtë e Tahirit trafikojnë lirisht drogë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko konfirmon dorëheqjen e saj
12 Korrik, 2026

Kryeministrja ukrainase Yuliia Svyrydenko ka konfirmuar në mënyrë efektive, pas një takimi me presidentin Volodymyr Zelensky, se po jep dorëheqjen...

Lexo më shumë

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar

Sherr te “Syri i Kaltër” për një çelës biçiklete, një i arrestuar
12 Korrik, 2026

Një konflikt për pagesën e dëmit të shkaktuar nga humbja e çelësit të një biçiklete ka përfunduar me dhunë në...

Lexo më shumë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Dita e 43-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
12 Korrik, 2026

Në Tiranë po mbahet dita e 43-të e protestës ku qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë “Rama”. Ashtu si ditët e...

Lexo më shumë

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit

SHBA kryen sulme të reja në Ngushticën e Hormuzit
12 Korrik, 2026

Shtetet e Bashkuara kanë kryer sulme të reja ushtarake pranë Ngushticës së Hormuzit, raportojnë mediat amerikane duke cituar një zyrtar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}