Te Fundit

Video-dëshmia/ Dritan Zagani: Ja se si kushërinjtë e Tahirit trafikojnë lirisht drogë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 07:33 - 07/11/15 |
b.f

Dritan Zagani ka vazhduar denoncimin ndaj ministrit Tahiri, duke e lidhur atë me vëllezërit Habilajt dhe se si ata zhvillonin trafikun e drogës dhe se si këta vëllezër edhe pse janë denoncuar vazhdojnë të mbeten të lirë.

Një tjetër deklarim i ministrit Tahiri është se kushërinjtë sipas tij të largët, Habilajt, nuk janë kontigjent i trafiqeve. Sipas jush nga puna juaj, informacionet në sektorin e antidrogës, ju flasin për argument dhe fakte konkrete që implikojnë vëllezërit Habilaj në trafikun e drogës? Dhe cilat janë lidhjet e tyre, me A.D, që sipas dosjes së prokurorisë është Arben Dalipi?

Këta shtetas, siç e kam deklaruar edhe më përpara, kanë qenë të njohur nga ana ime dhe e policisë së shtetit, kohë përpara, si element kontingjent të kësaj veprimtarie kriminale. Pavarësisht se sado që unë kam punuar dhe jam përpjekur, ata kanë pranuar edhe vetë në një intervistë, sado që unë kam punuar dhe i kam ndjekur në maksimum për të zbuluar dhe goditur veprimtarinë e tyre kriminale, nuk ka qenë e mundur, jo çdo gjë është e mundur edhe në policinë e shtetit.

Përse nuk ka qenë e mundur, për çfarë arsyeje?

Për arsye se me kushtet që kisha dhe isha në punë, nuk kam mundur ti godas drejtpërdrejt. Por me informacionet që kam pasur, dhe dijeninë që kam aktivitetin e tyre e kam goditur goxha.

Aktiviteti i tyre i paligjshëm??

Kriminal, i paligjshëm dhe kriminal, si në drejtim të vlerave monetare që ata edhe e pranojnë si dhe në drejtim të gositjes ku unë kisha informacion dhe dyshoja se një ngarkesë 300 kile që është kapur në portin e Vlorës kur unë isha me detyrë në Vlorë, 360 apo 380 unë kam pasur informacione se ata ishin të implikuar në këtë ngarkesë dhe në atë rast është arrestuar vetëm një shofer.

Implikim të të afërmeve të ministrit?

Për mua egzistonin dyshimet e bazuara në informacione të sakta nga burime të sakta që më kishin demonstruar dhe herë të tjera saktësinë e të dhënave gjatë punës sime, që malli ishte lidhje e tyre.

Kushërinjtë Habilaj?

Vëllezërit Habilaj, jo kushërinjtë.

Për këto informacione që ju kishit, a keni lënë gjurmë në sistem që të konsiderohet provë se ka diçka, që të mos themi se janë vetëm fjalë?

Po e shpjegoj. Kur investigoja punën në drejtorinë e kufirit të Vlorës, detyra e policisë kufitare ishte deri tek marrja e informacionit për këto vepra penale. Dhe me rregullore të brendshme të policisë së shtetit nuk na takonte ne të hapnim procedime penale për trafikun e drogës. Por kur ne kishim rezultate konkrete të arrestimit me prova konkrete edhe në flagrancë  ne ligjin na detyronte të bllokonim provat dhe ngjarjen dhe të thërrisnim sektorin e krimit të organizuar dhe pikërisht seksionin e antidrogës për veprime të mëtejshme. Dhe unë në titullin e shefit të seksionit kam njoftuar edhe verbalisht edhe zyrtarisht që është ende në detyrë që në atë kohë, zotin Lulaj, Ermal Lulaj, për këta element kontingjent. Dhe kam ngelur keq në këtë mes.

Përse?

Unë i kam dhënë atij informacione me shkrim, dhe me gojë në biseda të ndryshme dhe ditën kur unë jam transferuar nga ajo detyrë  dhe kam kaluar në detyrë tjetër në Fier, kam pasur një dosje me material hetimore dhe informative për këta persona

Del si dosja H e Kadaresë..

Dhe për të mos e dorëzuar në duar të pasigurta, deri në momentin që jam transferuar Ermal Lulajn e dija polic dhe të rregullt. Gjithë materialet që disponoja kur kam bërë dorëzimet në kartotekë e kam pastruar dosjen e informacioneve me sa kam mundur për të mos lënë shenja sepse e dija që ata kanë kapacitete informative në drejtorinë e qarkut, por nuk e dija që ishte direkt shefi i antidrogës dhe ia kam kaluar këtij shefi të antidrogës, ku ndër të tjera i kam thënë se ke këto materiale për këtë grup, i kam dorëzuar dosjen time të punës, një kolegu të besuar, sepse po të dilnin në shesh isha i sigurtë se do ti kishin zhdukur, ia dorëzova shefit të antidrogës së Vlorës Ermal Lulaj duke i thënë ndiqe se është një punë e bukur dhe unë se përfundova dot nga që u transferova, por ata po punojnë fuqishëm me drogë.

Ishte dosje nga puna juaj operative?

Ishin informacione që kisha unë dhe nuk i kasha hedhur ende në sistem se u transferova në Fier.

Sipas këtyre informacioneve që kishit ju ata ishin të implikuar në trafik droge?

Ata ishin plot në fyt me trafik droge dhe për këtë do të them edhe si verifikohet. Një muaj pasi transferohem, pasi mi merr këto informacione dhe i pranon me kenaqësi të madhe, shefi i antidrogës së Vlorës, mësoi për lidhjet e tij me vëllezërit Habilaj dhe më e bukura që ishte vetë zoti Lula, banonte dhe banon në Vlorë bashkë me familjen e tij, në një apartament pronë e vëllezërve Habilaj dhe kur mora vesh se çfarë ndodhte atëherë kuptova se nga më rridhnin informacionet.

Dhe i thatë?

I thashë dy fjalë, nuk ke bërë mirë së pari me pabesinë njerëzore dhe pastaj se nuk të intereson profesioni është puna jote. Pasi njerëzisht të kam trajtuar si mik dhe koleg të ndershëm. Nuk ke vepruar mirë, mund të më thoje nuk merrem me këtë trafik, me këtë çështje dhe nuk ka problem dhe unë do ta ndiqja vetë apo do shihja si do veproja por të besova si polic i ndershëm dhe ti më ke bërë këtë lojë.

Dhe reagimi i tij si ishte?

Reagimi i tij, ftohje, largim, heshtje, asgjë më tepër. Dhe habitem se është ndër ata shefa që është fuqizuar dhjetëfish pas ndërrimit të pushteteve për këtë arsye, për mbështetjen që ka nga këta, jo vetëm mbështetje, por ata vendosin edhe për oficera madhorë atje, vendosin edhe për drejtorin e kufirit

Përveç banesës që mund ta kenë blerë, keni informacion tjetër të kësaj lidhjeje, të këtij implikimi dhe shoqërimi?

Informacion ..mund të pyesësh gjithë Vlorën dhe e di këtë gjë, por me kushtet që jam dhe me atë arrestim që më kanë bërë mua në orën një të natës, e ca gjëra të tjera, përse mendon se janë bërë, thjesht që të mos liheshin prova e para, për të mos lënë gjurmë. Se dyti, po të dojë zoti Ministër, e verifikon shumë thjeshtë që këta shtetas kushërinjtë të shtatëmbëdhjetë, sa ka deklaruar ai, janë apo nuk janë të pastër, e ka shumë të thjeshtë. Mjafton të shihet aktiviteti i tyre meqë janë biznes me çdo lloj malli ashtu siç e ka deklaruar vetë në një intervistë zotëria. Të verifikohen hyrjet dhe daljet monetare për firmën që deklarojnë, vlerësimin e aseteve pronë që ka kjo firmë, të ardhurat që kanë nga biznesi çdo vit, që nga dita kur është krijuar.

Por ndoshta duhet të ketë një kallzim për të hetuar në këtë mënyrë?

Kallëzimi ka qenë. Informacione në sistem për ta si trafikant të dyshuar të drogës kanë qenë prej kohësh. Nuk janë kontingjent i njohur rishtas në një moment apo në një rast kur unë pashë makinën, ishin kontingjent të njohur, por për fatin e tyre, apo për zotësinë e tyre, për atë periudhë që unë kam punuar nuk kam finalizuar operacionin por me aktivitetin e tyre kam pasur finalizime dhe rezultate konkrete

 

 

KOMENTO (1)

Shkruaj nje koment

  1. Zotëria në fjalë le të rri atje ku është se shiperia nuk rregullohet me ata politikan mendoj të ter demokrat dhe socialist turp ti ndergjojsh debatet në parlament flitet vetëm për vjedhje

Pas