Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, ka lajmëruar se qeveria ka dhënë lejen që futbolli të rinisë të luhet duke filluar nga 8 qershori.
“Spanja ka bërë detyrat dhe tani hapen horizonte të reja për të gjithë ne. Ka ardhur momenti që të rikthejmë shumë nga aktivitetet e përditshme.
Duke nisur nga 8 qershori, do të rikthehet kampionati i futbollit”, tha Sanchez në konferencën e sotme për shtyp.
Sakaq, në kryeqytetin spanjoll, Madrid, do të lehtësohen disa masa të tjera të izolimit, pasi numri i rasteve me koronavirus është në rënie.
Autoritetet njoftuan se taracat e bareve dhe restoraneve në kryeqytet, do të rihapen, ndërsa do të lejohen edhe grumbullimet deri në 10 persona./Opinion.al