Bota

Covid-19/ Trump dhuron pagën e 3 muajve


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:16 - 23/05/20 |
el ida

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të dhurojë pagën e tij të 3 muajve për Departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore.

Ai njoftoi se do ta bëjë këtë “për të zhvilluar terapi të reja për trajtimin dhe parandalimin e Covid-19”.

Sekratarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Kayleigh McEnany, e dha njoftimin ditën e premte.

“Ja çeku prej 100 000 dollarësh. Ky do të shkojë direkt nga Presidenti Trump, i cili pagën e tij nuk e tërheq, por e kalon për iniciativa bamirësie, tek kërkimi për Covid-19”, tha McEnany me një çek në dorë./Opinion.al

Pas