Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kundërpërgjigja ndaj turizmit të mbipopulluar

2018/11/11 at 2:24 PM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Kundërpërgjigja ndaj turizmit të mbipopulluar

Shumë njerëz udhëtojnë, por  udhëtojnë në të njëjtat vende. Që prej rënies së Republikës së Venedikut në 1797, vendasit janë ankuar se Venecia, ish kryeqyteti i saj, po mbipopullohet nga turistët. Ka kaluar vite duke u përpjekur të tërheqë turistë. Por tani qyteti po e rishqyrton qasjen e saj. Në maj këshilli i qytetit ngriti porta për këmbësorët në hyrjet kryesore të lagjes historike. Kur turma rritet policia i mbyll ato, duke e limituar aksesin për banorët që kanë një leje të veçantë. Edhe pse zvogëlon numrin e vizitorëve, ideja e hyrjes me bileta i ka mërzitur disa vendas.  “Është hapi i fundit për ta kthyer në Disneyland,” tha një nga planifikuesit urbanë të qytetit.


Nuk janë vetëm venecianët që mendojnë se ka shumë turistë. Në Amsterdam, vendasve iu ka ardhur në majë të hundës me turistët që shthuren, të pamësuar me alkoolin dhe kanabisin, duke vjellë gjithandej. Në korrik, protestuesit sulmuan autobusat e tureve në Valencia, Palma de Majorka dhe Barcelonë. “Turistë të ikin, refugjatët mirë se të vijnë,” shkruanin nëpër mure. Fjala më e re që hyn në leksikun e industrisë së udhëtimit është “mbiturizmi”, e cila u krijua për të shpjeguar pasojat e vizitorve të shumtë.

Qeveritë kanë filluar të reagojnë

Në mars, Presidenti filipinez Rodrigo Duterte i dëboi turistët nga ishulli Boracay per 6 muaj. Kjo sepse shumë vizitorë dhe pak kanale kullimi e kishin kthyer vendin në pellg ujërash të zeza dhe plehrash. Në 10 tetor, qeveria tajlandeze ndaloi brenda natës turistët në ishujt Similan. Qytetet europiane po gjejnë mënyra për të përçarë mbipopullimin, uebsajtet që ofrojnë shtëpi dhe të sillen në mënyrë jo shoqërore.

Kjo kundërpërgjigje mund të duket e çuditshme. Këshilli Botëror i Turizmit, një organ tregëtar, thotë se turizmi mbledh 3% të PBB-së së botës. Industria gjithashtu punënson 5% të fuqisë punëtore në botë. Konsulenti McKinsey pranon se në 5 vende të reja pune, një e ofron turizmi.

Politikëbërësit pëlqejnë gjithashtu efektet e saj ekonomike në vendet e varfra. Ndërsa shpimet e naftës dhe minierat punësojnë relativisht pak njerëz, turizmi punëson legjione. Dhe kjo mund të ndihmojë pjesën tjetër të ekonomisë për t’u zhvilluar, pasi politikat e dizajnuara për të tërhequr turistë, të tilla si viza të lehta dhe policimi i mirë, gjithashtu joshin investitorët e huaj.

Problemi nuk është rritja e turizmit…

Por kjo kundërpërgjigje ndaj turizmit ka përkuar me një kërkesë më të lartë nga këta të fundit. Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, një agjenci e OKB, numri i turistëve u rrit me 1.3 miliardë në 2017. Numri është dyfishuar që nga viti 2000 dhe katërfishuar që nga 1980. Rritja e turizmit nuk është problem. Në 99% të vendeve bëhet thirrje për më shumë turistë, jo më pak. Problemi është që turistët po korvergojnë në të njëjtat vende.

Kjo e ka befasuar industrinë e turizmit. Interneti duhej të shpërndante turistët në të gjithë botën, duke i bërë vendet e panjohura më të lehta për t’u gjetur. Po pse ndodhi e kundërta? Analistët fajësojnë “listat” e popullarizuara nga filmat. “Gjërat që duhet të bëj përpara se…” “Vendet që duhet të vizitoj”, e të gjitha këto të çojnë në të njëjtat vende. Dëshira për foto të bukura në Instagram ka të njëjtin rezultat.

Një tjetër arsye është hyrja në treg e kompanive ajrore low cost. Dikur fluturimet kushtonin një mal me para. Tani me çmime më të ulëta, kushdo mund të ushtrojë turizëm. Turizmi i mbipopulluar vjen si rezultat edhe i shumë njerëzve që vizitojnë një vend për herë të parë. E kështu, të rinjtë shpesh kërkojnë të vizitojnë vendet e famshme.

Strategjitë kundër mbipopullimit të turizmit

Mbipopullimet kanë kosto, të cilat përballohen nga rezidentët lokalë. Banorët i gjejnë trotuaret, rrugët dhe korsitë e bllokuara. Në qytetet e festive të vona si Amsterdami dhe Praga, banorët duhet të durojnë edhe huliganizmin natën vonë. Ishujt vuajnë plazhet e mbushura me mbeturina dhe ujin e ndotur.

Autoritetet lokale janë duke u mbledhur për të diskutuar strategji. Një masë ekstreme është ndalimi i hyrjes së turistëve si presidenti filipinez, apo ulja e kapacitetit. Shumë porte, duke përfshirë Venecian, po limitojnë numrin e anijeve turistike dhe shumë qytete po limitojnë vendet e parkimit për autobusat turistikë. Një tjetër strategji është rritja e taksave dhe kostove.

Një tjetër ide është dënimi sjelljeve të pahijshme. Më parë turistët vizitonin muze dhe restorante. Tani sillen rrugëve  dhe hajnë në trotuare.

Venecia po harton aktualisht një plan për të inkurajuar turistët që të qëndrojnë më gjatë duke i shtyrë ata të vizitojnë më shumë sesa vetëm rrugën kryesore. Një alternativë tjetër do të ishte përmirësimi i infrastrukturës së saj. Një studim i Universitetit të Venecias në vitin 1988 gjeti se qyteti mund të mbajë më së shumti 20,750 vizitorë në ditë. Kjo është rreth një e katërta e trafikut sot. Kërkesa në rritje nuk është përmbushur duke ndërtuar një transport më të mirë publik.

Tradicionalistët mund të kundërshtojnë çdo infrastrukturë të re në qytetet e bukura të vjetra. Por Veneci ka ndërtuar tashmë një autostradë dhe një stacion hekurudhor gjatë dy shekujve të fundit. Nga lidhjet e reja mund të përfitojnë banorët dhe turistët njësoj./Përshtati: Elena Lika – Opinion.al

Etiketa: kompani ajrorelow costmasambipopullimndotjastrategjiTurizmi


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Basha-Ramës: Kur zgjedh për simbol hashashin,Shqiponja të duket vulgaritet

Basha-Ramës: Kur zgjedh për simbol hashashin,Shqiponja të duket vulgaritet

Të rinjtë i lexojnë lajmet te ky rrjet social, vetëm 1.6% nuk e përdorin

Të rinjtë i lexojnë lajmet te ky rrjet social, vetëm 1.6% nuk e përdorin

Gjiko na tregon portofolin plot me para teksa i blen Elitës dhurata luksi

Elita Rudi publikon foto me barkun e rrumbullakosur, ja pse priti aq gjatë
















TE FUNDIT

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!

Videot e Zegjine Çaushit për Bardhin, Balluku: Është luftëtare!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e PS-së në Fier, Belinda Balluku, në një lidhje për emisionin 'Opinion', hodhi akuza ndaj kundërshtarit të saj,...

Lexo më shumë

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…

Akuzat për vjedhjen e votës së diasporës, Topalli: E kam parë me sytë e mi që…
14 Maj, 2025

Njëjtë si kryedemokrati, edhe drejtuesja politike e PD-së për diasporën Jozefina Topalli pretendon se votat janë manipuluar masivisht në rang...

Lexo më shumë

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!

Presion ndaj administratës? Balluku në ‘Opinion’: Nuk i njoh drejtorët e Fierit!
14 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun e Fierit, Belinda Balluku, pati një lidhje live mbrëmjen e sotme me emisionin...

Lexo më shumë

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim

‘Përplasje’ te Parku Olimpik për votën e diasporës? Balluku: Lapaj kërkoi rinumërim
14 Maj, 2025

Nga Parku Olimpik, drejtuesja e PS-së në qarkun e Fierit, Belinda Balluku foli për rezultatet e deritanishme, duke shprehur mirënjohje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com