Kronikë

Kultivonte dhe shpërndante drogë, arrestohet 26-vjeçari


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:28 - 27/03/21 |
Opi Nion

Policia e Cërrikut ka vënë në pranga një 26-vjeçar ndaj të cilit rëndojnë akuzat për kultivim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

I arrestuari është identifikuar me inicialet Xh. S., banues në fshatin Shushicë. Të riut, gjatë kontrollit në banesë iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 774 gramë kanabis e ndarë në doza të vogla, 261 fara bimore kanabis dhe 49 fishekë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./ Opinion.al

Pas