Kronikë

Transportonte 5 emigrantë, arrestohet i riu nga Gramshi


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:09 - 27/03/21 |
Opi Nion

Policia e Korçës ka arrestuar  një 28-vjeçar i cili transportonte 5 emigrantë të paligjshëm si dhe i ndihmonte ata për kalim të kufirit drejt vendeve të BE kundrejt shpërblimit.

Mësohet në pranga ka rënë i riu i identifikuar me inicialet E.L. banues në Gramsh.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë fshatit Cangonj, duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “Benz”, 5 emigrantë të paligjshëm. Gjatë ndjekjes, 28-vjeçari nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet, por u kap dhe neutralizua.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”./ Opinion.al

Pas