Sport

Kukësi nuk humbet kohë, ja kush e zëvendëson Skënder Gegën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:30 - 28/12/20 |
Semiljana Azizi

Kukësi nuk humbet kohë! Vendin e trajnerit Skënder Gega  e ka zënë Rrahman Hallaçi.

Lajmi për konfirmimin e trjanerit të ri është bërë publik nëpërmjet llogarisë zyrtare në “Facebook” të ekipit të Kukësit.

Hallaçi drejtoi pak kohë më parë ekipin e U21 të Kukësit.Ndërkaq,  ai ka drejtuar ekipin e parë provizorisht gjatë kohës që Gega kurohej nga koronavirusi.

Njoftimi i Kukësit

Skuadra ka zhvilluar sot stërvitjen e parë zyrtare nën drejtimin e trajnerit Rraman Hallaçi, në prag të ndeshjes ndaj Teutës, njëkohësisht e fundit për vitin 2020.

Ish-kapiteni Rraman Hallaçi, do të jetë trajneri i skuadrës së parë, duke qenë njohës i mirë i skuadrës dhe klubit. Me fanellën e Kukësit si futbollist, Hallaçi ka fituar titullin kampion dhe tani është koha për të luftuar dhe fituar si trajner!

Suksese profesor Hallaçi!/Opinion.al

Pas