Aktualitet

FOTO/ Humb jetën nga COVID-19 Inspektori i Antidrogës në DPV Berat


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:50 - 28/12/20 |
Semiljana Azizi

Inspektori i antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, Klodian Shevroja ka ndërruar jetë ditën e sotme nga COVID-19.

Bëhet me dije se 38-vjeçari qëndroi rreth 2 javë i shtruar në spitalin  “Shefqet Ndroqi” dhe ishte në oksigjenim. Vetëm dy ditë pas intubimit, gjendja e inspektorit është përkeqësuar, duke mos mundur kështu të fitoj betejën me virusin.

38-vjeçari nga Tirana, Klodian Shevroja, pasi kishte punuar për disa vite si pjesë e strukturave speciale në Tiranë, u tranferua në Komisariatin e Policisë Kuçovë në Korrik 2016, ku punoi inspektor krimesh deri në muajin prill të këtij viti. Nga muaji prill e në vazhdim, Klodian Shevroja punonte si Specialist në parandalimin e kultivimit të narkotike në Seksionin e Hetimit të Trafikut të paligjshëm dhe narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat.

Ndërkaq në rrjetet sociale, kolegët dhe miqtë kanë shprehur dhimbjen por edhe ngushëllimet për famijarët e Klodian Shevroja./Opinion.al

Pas