Kronikë

Krujë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:03 - 28/12/20 |
Doriana Çepunaj

Një aksident me vdekje është regjistruar mbrëmjen e së hënës në aksin Fushë Krujë-Kamëz. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 19:15 pranë fshatit, Qerek. Një mjet me drejtuese shtetasen M. T., 31 vjeçe, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë: 

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 28.12.2020, në orën 19:15, në Qerek, Krujë, një mjet me drejtuese shtetasen M. T., 31 vjeçe, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./Opinion.al

Pas