Aktualitet

Meta dekreton Sonila Bejten anëtare të Gjykatës Kushtetuese


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:56 - 28/12/20 |
Doriana Çepunaj

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar pasditen e sotme Sonila Bejten si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Me këtë emërim ka shkuar në shtatë numri i gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Gjykata Kushtetuese aktualisht ka shtatë anëtarë Vitore Tusha, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari, Fiona Papajorgji, Altin Binaj, Përparim Kalo dhe Sonila Bejtja.

Kujtojmë që pas 3 vitesh kjo gjykatë është bërë funksionale.

Deri më tani janë emëruar në total 7 anëtar, nga 9 që duhet të ketë gjithsej Gjykata Kushtetuese:

Antarët:

  1. Dr. Vitore Tusha, anëtare me kompetenca të Kryetarit
  2.  Dr. Elsa Toska, anëtare
  3. Marsida Xhaferllari, anëtare
  4. Dr. Fiona Papajorgji, anëtare
  5. Altin Binaj, anëtar
  6.  Përparim Kalo, anëtar
  7. Sonila Bejtja, anëtare

Njoftim i Institucionit të Presidentit të Republikës

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta sot më datë 28.12.2020, ka administruar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme, e krijuar pas mbarimit përpara kohe të mandatit të ish-gjyqtarit Besnik Muçi, shpallur nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11364, datë 22.11.2019.

Sipas praktikës dokumentare të dërguar, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimin nr. 66, datë 28.12.2020, ka vendosur miratimin e listës përfundimtare të renditjes së kandidatëve për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, në vendin vakant, vakancë e parakohshme, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 22.11.2019, si më poshtë:

1) Sonila Bejtja 76.83 Pikë

Presidenti Meta, pasi u njoh dhe vlerësoi praktikën dokumentare të vendimmarrjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi; si dhe duke vlerësuar njëkohësisht nevojën jetike që ka vendi për plotësimin dhe funksionimin sa më parë, e mbi të gjitha në mënyrë të qëndrueshme të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim të shqyrtimit, në mbështetje të neneve 93, 125 pika 1, 127 pika 3, 129, 149/d pika 1, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 7/dh pika 2, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pa asnjë vonesë, me Dekretin nr. 11886, datë 28.12.2020, ka vendosur që:

– Zonja Sonila Bejtja të emërohet gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese./Opinion.al

Pas