Aktualitet

“Kushtetuesja”, Kim: Nuk duhet të ketë pushim, të plotësohen 9 vende


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:54 - 28/12/20 |
Semiljana Azizi

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim ka reaguar mbrëmjen e sotme për emërimin e anëtares së shtatë, Sonila Bejtja, në Gjykatën Kushtetuese.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, Kim falënderon Metën për këtë dekretim, kurse shton se duhet që Gjykata Kushtetuese të plotësohet me 9 anëtarë, e prandaj nuk duhet të ketë pushim derisa kjo gjë të realizohet.

Reragim i plotë:

1/2 Faleminderit [email protected] Meta për dekretimin në këtë mbrëmje të gjyqtares së 7-të të Gjykatës Kushtetuese. Duke vepruar së bashku me urgjencë – në përgjigje të drejtpërdrejtë të opinionit të Komunitetit të Venecias, gjendjes së BE-së dhe kërkesës së Shqipërisë – Presidenca, Parlamenti & JAC kanë dorëzuar dokumentacionet funksionale para datës 12/3/ 2020.

Presidenti, Parlamenti & institucionet e tjera meritojnë lavdërime për arritjen e kuorumit + 1, por nuk mund të ketë pushim derisa të plotësohen të 9 vendet në GJK. Puna duhet të vazhdojë në vitin tjetër. Ne i nxisim kandidatët e kualifikuar t’i përgjigjen thirrjes për detyrë në mënyrë që populli i Shqipërisë të kenë drejtësi të vërtetë, siç i përshtatet Aleatit të NATO-s dhe aspirantit të BE-së. /Opinion.al

Pas