Bota

Bëri fushatë për të drejtën e grave, dënohet me pesë vite burg aktivistja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:08 - 28/12/20 |
Semiljana Azizi

Një aktiviste e njohur në Arabinë Saudite, e cila kishte bërë fushatë për të drejtën e grave për të drejtuar makinën, është dënuar me më shumë se pesë vjet burgim.

Loujain al-Hathloul, 31 vjeç, tashmë ka qenë në një burg të sigurisë së lartë për dy vjet e gjysmë. Ajo dhe aktivistët e tjerë u arrestuan më 2018 nën akuzat që përfshinin edhe kontaktet me organizata armiqësore për Arabinë Saudite.

Grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut vazhdimisht kanë kërkuar lirimin e saj, raporton BBC. Por të hënën, Gjykata e Specializuar Penale e vendit, e cila u krijua për të gjykuar çështjet e terrorizmit, e dënoi atë për akuza të ndryshme, përfshirë përpjekjen për të dëmtuar sigurinë kombëtare dhe për të çuar përpara një agjendë të huaj.

Gjykata e dënoi atë me pesë vjet e tetë muaj burgim. Dy vjet e dhjetë muaj të dënimit u tha se janë pezulluar. Duke përfshirë vitet e pezulluara dhe tashmë të vuajtura në burg, Al-Hathloul, mund të lirohen vitin e ardhshëm.

Ajo dhe familja e saj kanë mohuar të gjitha akuzat. Ata gjithashtu kanë thënë se ajo është torturuar në burg – akuza që gjykata i hodhi poshtë.

Ai ka udhëhequr një program reformash, duke përfshirë edhe lejimin e grave që të drejtojnë makinën, në një përpjekje për të hapur mbretërinë konservatore për investime. Por, ai gjithashtu është kritikuar për shtypjen e vazhdueshme të aktivistëve të të drejtave të njeriut, si dhe rolin e autoriteteve saudite në vrasjen e gazetarit, Jamal Khashoggi./REL

 

Pas