Rajoni

Abazoviç kërkesë Serbisë të ekstradojë ish-presidentin e fundit jugosllav


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:25 - 28/12/20 |
Semiljana Azizi

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç ka deklaruar se qeveria e Malit të Zi ka rinovuar kërkesën për të ekstraduar ish-presidentin e fundit jugosllav Zvetozar Maroviçin.
Në një konferencë për mediat, Abrazoviç tha se kërkesa e rinovuar për ekstradimin e Maroviç u dërgua në mënyrë që të krijoheshin marrëdhënie më të mira me Serbinë.

Maroviç, i akuzuar për korrupsion, dhe si kreu i një grupi që ndante ryshfete dhe leje ndërtimesh në qytetin më të madh turistik në vend, është konsideruar si “peshk i madh” i shtetit malazez. Ky zhvillim bëri që Mali i Zi të niste hapjen e negociatave me BE-në.

Maroviç kërkoi strehim politik në Serbi, ku ndodhet në ekzil prej 2016-ës dhe foli vetëm në fushatën e fundit zgjedhore. Ai përkrahu opozitën filo-serbe, kurse foli kundër ish-presidentit dhe një prej figurave politike të rëndësishme në Mal të Zi, si Milo Gjukanoviç.

Pas