Rajoni

Greqi/ Shënohet rasti i parë alergjik nga vaksina anti-Covid


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:34 - 28/12/20 |
Doriana Çepunaj

Një reaksion i lehtë alergjik ndaj një personi të vaksinuar u vu re sot, në ditën e parë të vaksinimit kundër koronavirusit, në Greqi, shkruajnë mediat greke.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Kujdesit Shëndetësor Parësor, Mario Themistocleous, në vaksinat e djeshme që u bënë në Greqi, pati vetëm një reagim të lehtë alergjik tek një person i vaksinuar.

Themistocleous gjithashtu bëri me dije se duke filluar nga pasditja e sotme, 471 njerëz u vaksinuan në 5 spitalet e referimit në Athinë.

 “Që nga ora 16:00 e sotme, 471 njerëz u vaksinuan në 5 spitalet e referimit në Athinë. Është raportuar një incident i reaksionit alergjik jo serioz, që është trajtuar me sukses dhe e përmend atë për transparencë”, tha Themistocleous./Opinion.al

Pas