Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeprokurori/ Vasili: Tradhti kombëtare dhe puç Kushtetues

2017/12/14 at 7:55 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Vasili: Kuvendi para një situate të paprecedentë në histori, ja çfarë po ndodh me vettingun

Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, e cilëson puç Kushtetues procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri.


I ftuar në 45 minuta nga Denis Minga në Report Tv, Vasili tha se autorët e këtij puçi do cilësohen puçistë dhe do akuzohen për tradhti kombëtare. Sipas tij Kushtetuta nuk parashikon zgjedhjen e një Kryeprokurori të Përkohshëm.

“Është puç kushtetues. Procedura e ndjekur nga komisioni i ligjeve, dëgjesat e zhvilluara janë të paligjshme. S’ka asnjë nen kushtetues që të parashikojë këtë gjë. Nëse do vazhdojnë është dita e fundit kur në Shqipëri flitet për shtet ligjor. 60% e Kushtetutës ndryshoi në vitin 2016.

Është një kushtetutë e mbështetur nga SHBA dhe BE të cilët e thanë haptaz konsiderojeni si kushtetutën tonë dhe kjo kushtetutë dhunohet ditën për diell. Reagimi do jetë shumë i fortë.

Ky prokuror do refuzohet të njihet nga ne dhe të gjithë shqiptarët. Ata që do ta konsiderojnë këtë do jenë puçistë të cilët do akuzohen për tradhti kombëtare. Çfarë do i mbrojë ligjit ky Kryeprokuror i cili ka ardhur në detyrë në shkelje me ligjin”,- tha Vasili.

“Shefi i EURALIUS u shkarkua për inkompetencë”

Vasili vuri në pikëpyetje edhe ekspertizën e EURALIUS dhe OPDAT, pasi theksoi se shefi i këtij misioni në Tiranë u shkarkua për mungesë kompetence. “Rene Deville u shkarkua për inkompetencë. Isha ministër Drejtësie kur ai u shkarkua nga detyra”, tha Vasili, ndërsa duke komentuar deklaratat e ambasadorëve Lu e Vlahutin tha se “përgjegjëse për këtë çështje janë institucionet shqiptare”.

“Mandatin e Llallës e konstaton KLP”

Mbarimin e mandatit të Llallës, shtoi Vasili, e konstaton KLP dhe jo Kuvendi. Ai u shpreh në një mendje me kryetarin e PD, Lulzim Basha që Llalla të vijojë të qëndrojë në detyrë deri në krijimin e KLP-së. “Kush e shpall vakancën? Ulsi Manja? Ku shkruhet sa është mandati? Ishte menduar që gjallë a vdekur kjo punë do ndodhte në kohë, pra që do ishte ngritur KLP dhe nuk mendohej se Shoqëria Civile do bllokonte KLP-në, se ata e kanë bllokuar dhe KLP do ngrihej e do merrte vendimet e veta. Ku është shkruar në Kushtetutë që për mosmarrëveshje palët shkojnë në Gjykatën Kushtetuese?

 

Etiketa: kryeprokuroripuc kushtetuestradhti kombetarevasili


Ju sugjerojmë

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
Kronikë

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

22 Korrik, 2026 5:33 pm
Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
Kronikë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

22 Korrik, 2026 5:31 pm
U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
Aktualitet

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

21 Korrik, 2026 2:01 pm
Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
Kronikë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

21 Korrik, 2026 1:41 pm
Aktualitet

Zhvillohet seanca paraprake për kryebashkiakun e Kolonjës

21 Korrik, 2026 1:27 pm
PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës
Aktualitet

PS ndryshon rendin e ditës në seancë, Berisha – Peleshit: Vasal  i Ramës

20 Korrik, 2026 1:16 pm
Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë
Aktualitet

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

20 Korrik, 2026 12:51 pm
Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA
Kryesore

Spanja triumfon ndaj Argjentinës, ngre kupën e botërorit në SHBA

20 Korrik, 2026 1:12 am
Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt
Bota

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

19 Korrik, 2026 5:06 pm
Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

19 Korrik, 2026 3:25 pm
Para
NASA bën njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë kanë zbuluar

NASA bën njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë kanë zbuluar

Komandonin shqiptarët/ Zbulohet rrjeti i prostitucionit

Ja si u zbulua çerdhja e prostitucionit në Durrës

Video/ Incident në Allias, një i ri përplas policin me makinë

Djali pret damarët, pasi i ati s'e lejon të takojë nënën
















TE FUNDIT

Nga Dumani tek Ervis Martinaj, dërgohen për gjykim 9 persona nga “Metamorforza”

Prej gati dy vitesh i zhdukur, SPAK veçon dosjen e Ervis Martinaj 
22 Korrik, 2026

Nga Nuredin Dumani tek Ervis Martinaj dhe grupi i Bajrit. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)...

Lexo më shumë

Aksident me një viktimë në Unazën e Madhe, betonierja rrëzohet nga rrethrrotullimi

Katër të rinjtë u dogjën brenda mjetit, detaje: Shpejtësia e lartë, shkak i aksidentit 
22 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë i ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Unazën e Madhe të Tiranës, pranë qendrës tregtare...

Lexo më shumë

Mbyllja e hetimeve për punonjësit e burgut 313, Meta kërkon rifillimin e çështjes

U arrestua, Ilir Meta del nga Drejtoria e Policisë, niset drejt bllokut të sigurisë te “Mine Peza” 
21 Korrik, 2026

Ish-presidenti Ilir Meta i është drejtuar Gjykatës së Tiranës duke kundërshtuar vendimin e Prokurorisë së Tiranës për të mos nisur...

Lexo më shumë

Atentati në Elbasan, ja kush ishte objektivi

Tentoi të rrëmbente 15-vjeçaren, ndalohet nga policia 30-vjeçari 
21 Korrik, 2026

Hetimet për plagosjen me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal në lagjen “Vullnetari” në Elbasan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}