Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kryeprokurori Olsian Çela kërkon hetim për çdo krim zgjedhor

2021/04/29 at 11:30 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kryeprokurori Çela pezullon aplikimet në KLP, shkak masat anti-COVID

Kryeprokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka kërkuar hetimin e krimeve zgjedhore. Çela u është drejtuar me një shkresë prokurorive në rrethe, ku iu ka kërkuar intensifikimin e masave për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve.


Kryeprokurori ka kërkuar hetim të plotë të krimit zgjedhor dhe shqyrtim të të gjitha ankesave të ardhura nga partitë politike nga KQZ apo dhe subjekte të tjera.

Po ashtu Çela iu kërkon prokurorëve që të kenë prioritet këto çështjë, për të siguruar: -hetime të plota, gjithëpërfshirëse dhe afate sa më të shkurtra.

Dokumenti i plotë

Në fazën e hetimeve paraprake, vlerësimi dhe trajtimi me prioritet dhe në afate optimale i cdo referimi apo kallëzimi për veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, ose çdo vepre tjetër penale që dëmton procesin zgjedhor, i ekzistencës së kushteve/kritereve ligjore për regjistrimin e procedimit penal, i bashkërendit me KQZ për kallëzimet e paraqitura prej tij, dhe/ose me agjencitë ligjzatuese të specializuara për kryerjen e hetimeve proaktive, duke përdorur mjetet e posaçme të hetimit dhe rritjen e interesit të hetimeve për këto vepra penale.

Prokurorët i delegojnë veprimet hetimore të oficerëve të policisë gjyqësore të seksionit dhe/ose të shërbimeve policore në strukturat hetimore përkatëse, duke urdhëruar, si kryerjen e veprimeve intensive hetimore të nevojshme, ashtu dhe përcaktojnë afate kohore të përshpejtuara për kryerjen e tyre dhe mbikëqyrin periodikisht zbatimin e urdhërimeve të tyre, deri në përfundim të hetimeve paraprake për secilin procedim për këto vepra penale.

Prokurorët të rrisin prioritetin dhe intensitetin e veprimet procedurale, për të siguruar: -hetime të plota, gjithëpërfshirëse dhe afate sa më të shkurtra të çështjeve;- ngritjen e akuzës së në gjykatë bazuar në rrethanat e faktit të provuara dhe në ligjin material penal, e procedural të zbatueshëm, – përfaqësimin e akuzës/çështjes në gjykatë me pavarësi, profesionalizëm dhe integritet, duke garantuar mbrojtjen e zgjedhjeve të lirua dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve, ashtu dhe liritë personale dhe interesat e ligjshme të shtetasve

Prokurorët në kërkesat për caktimin e masave të sigurimit personal dhe për caktimin e masave të dënimit për këto grupvepra penale, të ashpërsojnë kërkimet, si për llojin e masave të sigurimit personal, ashtu edhe për llojin e masat e dënimit për veprat penale, në fushën e zgjedhjeve më të përhapura me tendencë në rritje në shkallë vendi, apo në njësitë administrative në kompetencë tokësore të gjykatës pranë të cilës ushtron funksionet prokuroria.

Drejtuesi i prokurorisë, i cili përgjigjet për mbarëvajtjen e hetimeve të këtyre veprave penale, kur e vlerëson të nevojshme për mbarëvajtjen e ecurisë së procedimit/çështjes nxjerr udhëzim jo të detyrueshëm për shkarkim për prokurorin përkatës, për kryerjen e detyrave specifike për të garantuar një hetim të plotë e të gjithanshëm dhe në afate të përshpejtuara në kuadrin e procedimit të drejtë dhe të rregullt ligjor, si dhe ndjek në dinamikë veprimtarinë e procedimeve, duke kërkuar informacion nga prokurorët për ecurinë e procedimeve dhe verifikuar përfundimin e secilës çështje, dhe/ose duke nxjerrë udhëzime me shkrim sipas ligjit në rastet kur vlerësohet e nevojshme kryerja e veprimeve të mëtejshme procedurale, përpara se të merret vendimi për mënyrën e përfundimit të hetimeve paraprake nga prokurori.

Struktura përkatëse në Prokurorinë e Përgjithshme, drejtuesit e prokurorive dhe prokurori për marrëdhëniet me publikun, të marrin të gjitha masat administrative të nevojshme për bashkërendim dhe koordinim institucional, për të siguruar dhe shkëmbyer informacionet dhe dërgimin Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas ligjit dhe udhëzimit të përgjithshëm nr.3/2019 i ndryshuar. Me këtë qarkore të njihen të gjithë prokurorët, drejtuesit e prokurorive me juridiksion të përgjithshëm dhe oficerët e policisë gjyqësore të seksioneve të shërbimeve që ushtrojnë funksionet pranë strukturave hetimore përkatëse. Drejtuesit e prokurorive me juridiksion të përgjithshëm dhe struktura përkatëse në Prokurorinë e Përgjithshme, të marrin masat e duhura organizative dhe ligjore për zbatimin, mbikëqyrjen dhe informacionin për zbatimin e kësaj qarkore e lidhur me udhëzimin e përgjithshëm nr.4/2019 i ndryshuar./Opinion.al

 

 

Etiketa: Krimet zgjedhoreOlsian Cela


Ju sugjerojmë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
Aktualitet

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

3 Qershor, 2026 10:40 pm
Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
Kryesore

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

3 Qershor, 2026 10:28 pm
Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
Aktualitet

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

3 Qershor, 2026 8:52 pm
Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
Kryesore

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

3 Qershor, 2026 6:18 pm
Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku
Bota

Trump: I thashë Netanyahut se është i çmendur, por ne punojmë mirë së bashku

3 Qershor, 2026 6:08 pm
Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima
Kronikë

Shëngjin, 4 të rinj merren nga dallgët, dyshohet për viktima

3 Qershor, 2026 5:23 pm
Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?
Bota

Trump dhe Netanyahu ndahen për Iranin, diplomaci apo luftë?

3 Qershor, 2026 5:16 pm
Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit
Aktualitet

Hita pret ambasadorin suedez, diskutohen projektet e reja për Policinë e Shtetit

3 Qershor, 2026 4:58 pm
Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa
Rajoni

Federata e Maqedonisë së Veriut përjashton klubin shqiptar nga Kupa

3 Qershor, 2026 4:32 pm
Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore
Bota

Trump: Dua të takohem me Khamenein, Irani do heqë dorë nga armët bërthamore

3 Qershor, 2026 4:08 pm
Para
Pas takimit me Ramën në Kryeministri, Yuri Kim në zyrën e Bashës

Pas takimit me Ramën në Kryeministri, Yuri Kim në zyrën e Bashës

I njohur për të qeshurën e tij, ndërron jetë aktori spanjoll

I njohur për të qeshurën e tij, ndërron jetë aktori spanjoll

Vrau vëllanë në oborrin e shtëpisë, babai pa gjithçka ndodhi mes djemëve

Vrau vëllanë në oborrin e shtëpisë, babai pa gjithçka ndodhi mes djemëve
















TE FUNDIT

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë

Rama në CNN: Zvërneci nuk ka projekt, po punojnë 5 nga arkitektët më të mirë në botë
3 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë në CNN,  ku ka dhënë detaje lidhur me idenë e zhvillimit të...

Lexo më shumë

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin

Mbyllet me humbjen e kuq e zinjve përballja me Izraelin
3 Qershor, 2026

Është mbyllur me humbjen e skuadrës sonë kombëtare miqësorja Shqipëri-Izrael. Ka qeë minuta e 73-të, kur Oskar Gloukh zhbllokoi ndeshjen...

Lexo më shumë

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër

Ndalim i projektit dhe dorëheqje e Ramës, protesta rikthehet nesër
3 Qershor, 2026

Protesta qytetare në bulevardin kryesor të Tiranës, ku është  kundërshtuar projekti I zhvillimit të një resorti turistik në zonën e...

Lexo më shumë

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës

Tragjedia me dy të mbytur në Shëngjin, reagon policia e Lezhës
3 Qershor, 2026

Shëngjin, Lezhë/Informacion paraprak Rreth orës 16:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në zonën e Ranës së Hedhun, në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}