InstaBIZ

I njohur për të qeshurën e tij, ndërron jetë aktori spanjoll


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:07 - 29/04/21 |
Opi Nion

Aktori spanjoll i njohur në të gjithë botën për të qeshurën e tij karakteristike, Juan Joya Borja, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.

Juan Joya Borja i cili e kishte ndërtuar karrierën e tij mbi filmat komendi u bë i famshëm nga memet në rrjetet sociale, i njohur për videon në të cilën ai nuk mund ta fshihte të qeshurën e tij.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar mjekët e spitalit Virgen del Rosio në Sevila, ku prej vitit të kaluar komediani kishte qëndruar i shtruar.

Vitin e kaluar El Risitas ishte shtruar në spital ku prej asaj kohe kishte qëndruar aty për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.

Së fundmi mjekët ishin munduar të ndalonin përhapjen e sëmundjes por përpjekja e tyre nuk ka mjaftuar dhe sëmundja ishte përhapur në të gjithë trupin, duke i marrë jetën./Opinion.al

Pas