Kryeprokuri i Francës Francois Molins sapo ka dhënë detajet më të fundit për atë që ndodhi mbrëmë në Paris. Sipas Molins: “Një terrorist që sulmoi në Bataclan ishte 30 vjec dhe njihej si radikal islamik. Ka filluar një ndjekje speciale. Njëri nga kamikazët pranë stadiumit ishte lindur në Siri dhe ishte 16 vjeç. Makina që u përdor nga terroristët ishte një Seat i zi me targa belge. Kemi nisur hetim ndërkombëtar me partnerët tanë”.