Aktualitet

Si u pikas terroristi ndërsa futej në stadium?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:08 - 14/11/15 |
b.f

Sipas informacioneve më të fundit njëri nga personat që bën pjesë tek sulmuesit ka patur një biletë për të hyrë në stadium. Ai eshte paraqitur tek hyrja e tifozëve por diçka e ka tradhëtuar gjatë kohës që një roje po e kontrollonte. Në stadiumin me 80.000 vende personi që kontrollon hyrjen ne stadium i ka kërkuar që të identifikohet dhe të thotë emrin e tij. “Zouheir”, është përgjigjur sulmuesi dhe në atë moment është pikasur se kishte eksploziv në trup. Kjo ka ndodhur 15 minuta pasi kishte nisur ndeshja miqësore mes Francës dhe Gjermanisë dhe në foton me poshte shikoni Presidentin Hollande ne zonën e sigurisë të stadiumit duke folur në telefon. Me siguri në ato momente kishin ardhur edhe informatat e para për atë që ishte duke ndodhur.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

    Pas