Aktualitet

Kryenegociatori Mazi:Procesi i anëtarësimit i gjatë dhe i vështirë, por jemi gati



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:30 - 19/07/22 |
Opi Nion

Kryenegociatori me BE, diplomati Zef Mazi gjatë fjalës së tij në takimin e shqyrtimit analitik të legjislacionit, tha se procesi i anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europin do të jetë, i gjatë dhe i vështirë.

Por, sipas tij, “Shqipëria është gati për të punuar” dhe për të përmbushur kriteret e anëtarësimit.

Diplomati u shpreh se periudha e pritjes nuk ishte kohë e humbur pasi u shërbeu për t’u përgatitur për ditën e sotme.

Më duroni për disa pika kyçe dhe disa aspekte teknike të procesit. Do jetë i gjatë, i komplikuar, i vështirë dhe rruga përpara nesh do jetë tatëpjetë. Do jetë diçka kërkuese për ne që të punojmë fort. Potenciali i Unionit për vazhdimin e projekteve është i madh. Çfarë ndodh në Evropë ka shumë rëndësi. Duhet të kemi përqasje strategjike.

Nga sot e tutje për ne premtimet e pa mbajtura i përkasin të kaluarës, sot nis procesi integrimit ndaj ju falënderojmë. Ne po ngremë tullën e parë të themelit, do jetë maratonë e gjatë anëtarësimi. Për ata si unë që kanë kaluar gjysmë e jetës në BE duam që ajo të jetë e fortë. Edhe shoqëritë tona duhet të përfitojnë.

BE do bëhet influencë më e madhe në sferën globale dhe ju po tregoni se mund të merrni vendime të rëndësishme. Disa pika teknike. Në 30 vitet e fundit Shqipëria ka treguar rritje në rrugën drejt BE, kjo ka qenë aspirata më e madhe dhe ka shërbyer si shtylla kurrizore.

Qeveria shqiptare ka bërë konceptim të ri të strukturara për BE. Këto negociata do zgjaten paksa besoj. Në mënyrë që të dorëzojmë një punë të mirë, me atë çfarë fillon pas shtatorit, është tejmase kërkuar. Skuadra jonë përbëhet nga 30 negociatorë.

E di që prezantimi i progresit tonë, prek raportin e shqyrtimit dhe si pasojë edhe për të gjithë hartëzimin e çdo kapitulli vendi im do përgatit. Vëmendje do i jepet kësaj çështje. S’ka qenë e lehtë kjo periudhë 3-vjeçare pritje, por jemi shumë të lumtur për vendin tonë, s’ka qenë kohë e humbur për ne, por edhe me avantazhe.

Vlerësim të thellë ndaj jush Komisioner. Keni qenë mbështetës të palëkundur për vendin tim. Besoj se të dy ne do kemi bashkëpunim të frytshëm. Shqipëria është gati dhe ne jemi gati për të punuar”,-tha Mazi.

Pas