Bota

Kryeministri armen dhe familja e tij infektohen me koronavirus


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:08 - 01/06/20 |
el ida

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian, dhe katër anëtarë të familjes së tij kanë dalë pozitivë në testet për koronavirus.

“Fatkeqësisht, rezultatet e testeve tona janë pozitive”, tha Pashinian gjatë një komunikimi të drejtpërdrejtë në Facebook.

Kryeministri, 45 vjeçar jeton me gruan dhe tri vajzat e tyre. Pashinian tregoi se është vetizoluar në rezidencën e tij dhe se do të drejtojëqeverinë nga atje.

Që nga shpërthimi i koronavirusit në Armeni në muajin mars, ky vend ka identifikuar mbi 9,400 raste të infektuarish dhe 139 viktima.

Sakaq, kjo nuk është hera e parë që zyrtarë të një niveli të tillë infektohet me Covid-19./Opinion.al

Pas