Bota

Infektimi i tij me Covid shkaktoi revolta, Princi i Belgjikës kërkon falje


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:36 - 01/06/20 |
el ida

Lajmi se princi Joachim i Belgjikës është infektuar me koronavirus pasi mori pjesë në një festë në Cordoba, solli revolta dhe pikëpyetje në rrjetet sociale, lidhur me mënyrën se si ai udhëtoi drejt Spanjës në një kohë kur të gjithë janë urdhëruar të zbatojnë masat kundër koronavirusit.

Infeksioni i 28-vjeçarit u justifikua nga pallati mbretëror me pretendimin se ai udhëtoi në 26 maj për çështje profesionale, por mediat vendase konfimuan se ai mori pjesë në një festë private.

Pas reagimeve të shumta, princi belg kërkoi falje dhe theksoi se nuk ka dashur të ofendoj askënd.

“Më vjen shumë keq për veprimet e mia. Më vjen keq që nuk i kam respektuar të gjitha masat e karantinës gjatë udhëtimit tim. Në këtë kohë të vështirë nuk kam dashur të ofendoj askënd”, tha princi Joachim.

Princi Joachim tregoi se është në gjendje të mirë dhe se simptomat e tij janë të lehta./Opinion.al

Pas