Kryesore

Kryemadhi për inceneratorët: Shqiptarët s’i gënjen dot, ku shkuar paratë e tyre?



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:27 - 28/07/22 |
Opi Nion

Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka reaguar sërish për aferën e inceneratorëve.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, ajo shkruan se kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj duhet të bëjë transparencë për dhënien e 91 milionë eurove për ndërtimin e inceneratorit.

Ndër të tjera Kryemadhi shprehet se “shqiptarët nuk gënjehen dot” dhe shtron pyetjen “ku kanë shkuar paratë e tyre?”

“”Avokati i inceneratorëve” Erion Veliaj, përfaqëson interesat e bosave të inceneratorit, jo interesat e qytetarve të Tiranës.

Çfarë e pengon Erion Veliaj, që hodhi firmën 91 milionë euro të bëjë transparencë para qytetarëve, se ku kanë shkuar paratë e tyre?

Edhe SPAK-un do ta gënjejë siç gënjeu komisionin hetimor?! Mos harro o “Avokati Inceneratorëve”: Ne dhe shqiptarët nuk i genjen dot.

Mbaje vath në vesh: Deri në 2047 do kesh kohë ta thuash dhe vuash të vërtetën e firmës tënde për inceneratorin e Tiranës”,-shkruan Kryemadhi./Opinion.al

Pas