Aktualitet

I akuzuari për vrasjen e Saimir Jakut: S’jam unë, ja ku isha kur ndodhi vrasja



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:05 - 28/07/22 |
Opi Nion

Ka dalë sot para gjykatës Dorjan Keqi, 40-vjeçari i akuzuar për vrasjen e ish-drejtorit të OST, Saimir Jaku në vitin 2016.

Mësohet se trupi gjykues ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për 40-vjeçarin.

Keqi ka mohuar akuzat dhe ka folur nëpërmjet avokatit duke deklaruar se ditën e ngjarjes ka qenë në Vinjoll të Kurbinit.

Sipas policisë, Keqi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, dyshohet se e ka kryer vrasjen, kundrejt pagesës. Ndërkaq, porositësit e vrasjes dyshohet të jenë një grup i strukturuar kriminal që vepron në qarkun Lezhë, tashmë të identifikuar dhe nën hetim nga ana e Policisë.

Ndaj tij janë ngritur akuza për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”.

Kujtojmë se Keqi u arrestua disa vite më vonë pas krimit, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Pasi iu morën shenjat e gishtërinjve, rezultoi se gjurmët e tij ishin gjetur në bidonin me benzinë që u përdor nga autorët për djegien e makinës që u përdor ditën e krimit në Rrëshen.

Pas