Aktualitet

Mjekët: S’ka pacientë që e kanë kaluar virusin, 10 të shtruar çdo ditë nga Covid-19



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:39 - 28/07/22 |
Opi Nion

Çdo ditë në spitalin Covid 3 shtrohen mesatarisht 10 pacientë. Sipas mjekëve personat që kanë nevojë për trajtim spitalor janë me sëmundje kronike bashkëshoqëruese dhe të pavaksinuar dhe në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

“Kemi një trend mbi 9-10 raste që paraqiten tek ne në 24 orë. Janë persona që kanë prekje pulmonare, por kanë edhe prekje cerebrale. Janë pacientë që nuk kanë asnjë prej dozave të vaksinës, nuk janë të vaksinuar dhe janë mosha mbi 40-50 vjeç. Janë pacientë me sëmundje kronike”

Por a ka të shtruar të cilët e kanë kaluar më herët Covid?

“Për momentin nuk kemi raste të tilla”.

Prej më shumë se një muaji Shqipëria është në valën e Omicron, për të cilën ekspertët thonë se ka të bëjë me variantin ba5 i cili ka një transmetueshmëri të lartë në popullatë, por me shenja më të lehta klinike./Tv Klan

Pas