Politikë

Kryemadhi: Bizneseve iu janë10-fishuar taksat, të sjellim ndryshimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:04 - 14/01/21 |
Opi Nion

Mëngjesin e sotëm kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe nënkryetari i kësaj partie, Petrit Vasili,kanë zhvilluar një bashkëbisedim me disa nga banorët në njësinë numër 5 në Tiranë.

Në fjalën e saj, Kryemadhi është shprehur se bizneseve u janë 10-fishuar taksat, ndërsa tha se Tirana vuan nga trafiku i tmerrshëm.

Kryetarja e LSI, tha se qeveria “Rama” duhet të largohet me votë në zgjedhjet e 25 prillit pasi tashmë ka ardhur kohë për ndryshim.

Petrit Vasili: Tirana është kthyer në kurth të vërtetë. Nuk ka hapësira. Në Tiranë nuk ke ku ecën. Tirana dikur ka qenë qytet miqësor. Duhet të ndryshojmë realitetin, me votë. Kemi në pushtet të babëzitur, që hanë Tiranën dhe Shqipërinë. Me votë, të ndryshojmë qytetin tonë. Trafiku në kryeqytet është i tmerrshëm.

Monika Kryemadhi: Nga Shkodra në Kamzë kam ecur për 45 minuta, kurse nga Kamza te Fresku kam ecur për 2 orë e gjysmë. Në Tiranë ka trafik të tmerrshëm. Nuk ka as punë. Taksat janë 10-fishuar për bizneset. Duke votuar më 25 prill, të sjellim ndryshimin e shumëpritur.

Pas