Bota

Kritikoi sulmin ndaj Ukrainës, dënohet me 7 vite burg politikani rus



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:10 - 08/07/22 |
el ida

I është dhënë dënimi me shtatë vite burg një politikani rus pasi reagoi kundër sulmeve ushtarake në Ukrainë.

I dënuari është 60 vjeçari Alexei Gorinov, arrestimi i të cilit u bë në muajin prill.

Shkak i arrestimit të Gorinov u bë një video e filmuar prej tij, gjatë një mbledhje të këshillit të qytetit të Moskës. Në video e filmuar, ai kritikonte sulmin ndaj Ukrainës.

Në ligjin e ri të vendosur nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin thuhet se ai që shpërndan lajme të rreme për ushtrinë do të dënohet me 15 vite burg.

Ndërkohë, aktivisti për të drejtat e njeriut Pavel Çikov deklaroi se vendimi për Gorinov ishte dënimi i parë me burg në bazë të ligjit të ri.

Pas