Janë identifikuar viktimat e krimit në familje në fshatin Mekat të Vlorës. Ata janë 39-vjeçar Genci Koreta dhe Jorgji Koreta, 64-vjeç.
Mësohet se nipi 39-vjeçar ekzekutoi me armë gjahu xhaxhain e tij dhe më pas vrau veten.
Sipas informacioneve, xhaxha e nip janë konfliktuar për motive të dobëta, por më pas konflikti degradoi deri në përdorimin e armës.
Policia ka sekuestruar armën e krimit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Opinion.al