Aktualitet

Krimet e Rënda heqin dorë nga “Babalja”, dosja në prokurorinë e Tiranës


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:29 - 26/10/18 |
b.f

Prokuroria për Krimet e Rënda ka hequr dorë nga dosja e famshme e audio-përgjimit ku pretendohej se ishte vëllai i Fatmir Xhafës. Tashmë dosja e pagëzuar nga politika me emrin “Babalja” do të ndiqet nga Prokuroria e rrethit të Tiranës.
Ky transferim është bërë pasi akuza e kallëzimit të rremë që është objekt i kësaj dosje nuk është kompetencë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Të akuzuarit për këtë ccështje janë: Fredi Alizoti që dyshohet se ka imituar zërin e vëllait të ministrit të brendshëm në një bisedë të përgjuar me Albert Veliun i njohur si “Babalja”, i cili ndodhet në Kosovë, ku ka kërkuar azil politik.

Gjithashtu në gjendje te lire për këtë çështje hetohen gazetari Jetmir Olldashi dhe deputeti i PD Ervin Salianji.

Pas