Aktualitet

Krijoi panik te qytetarët duke qëlluar me armë në ajër, pranga 24-vjeçarit


               Publikuar në : 12:28 - 25/08/19 |
Al Do

Banorët dhe turistët e fshatit Theth në Shkodër janë terrorizuar mbrëmjen e djeshme pasi kanë dëgjuar breshëri automatiku. Rasti u denoncua dhe policia reagoi duke arrestuar autorin.

Sipas burimeve nga policia, pas telefonatës në zyrën operative përmes numrit 112 policia është vënë në kërkim të një personi i cili po qëllonte në ajër me armë zjarri.

Pas identifikimit të vendndodhjes, policia ka vënë në pranga një 24-vjeçar me iniciale K.H banues në fshatin Theth. Në momentin e arrestimit atij i është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov, me një krehër me fishekë. /Opinion.al

Pas