Bota

Gaz lotsjellës gjatë protestave kundër samitit të G7 në Francë


               Publikuar në : 12:50 - 25/08/19 |
Al Do

Mbledhja e samitit të G7-s është shoqëruar me protesta të fuqishme. Policia franceze hodhi gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e turmës së protestuesve në Bejon, në afërsi të resortit Biarritz ku liderët e 7 vendeve më të industrializuara të botës po mbajnë takimet.

Dhjetëra protestues u përplasën me kordonët e policisë duke goditur me gurë dhe objekte të tjera. Disa prej protestuesve u vunë në pranga.

Zona ku po zhvillohet samiti 3-ditor në Biarritz është blinduar me 13 mijë policë për të garantuar sigurinë e liderëve politikë të shteteve.

Më herët, mijëra aktivistë anti-globalistë, pjesëtarë të lëvizjes së Jelekëve të Verdhë dhe separatistë baskë marshuan paqësisht në shenjë manifestimi përgjatë kufirit të Francës me Spanjën për të kërkuar veprim nga vendet e G7-s. /Opinion.al

Pas