Aktualitet

VIDEO/ Gjendet delfini në bregdetin e Lalzit


               Publikuar në : 14:10 - 25/08/19 |
Al Do

Një delfin i ngordhur është gjetur mesditën e sotme në bregdetin e Gjirit të Lalzit.

Mesa duket delfini duhet të ketë disa ditë që ka ngordhur dhe rrymat detare e kane nxjerrë atë në breg.

Ai është parë nga pushuesit teksa pluskonte në breg të detit. Nuk dihet nëse ka ngordhur nga shkaqe natyrale ose është goditur nga ndonjë mjet lundrues.

Gjatë këtij sezoni veror delfinët janë parë më shumë se zakonisht në ujërat detare të Shqipërisë, gjë që nuk është e zakonshme për bregdetin tonë. Ditën e djeshme gjithashtu u raportua për një peshkaqen 3.3 metra të gjatë që u kap në zonën e Sazanit. /Opinion.al

Pas