Bota

Kremlini: Embargoja ndaj naftës ruse do të trondiste tregjet globale


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:23 - 05/03/22 |
Opi Nion

Tregu global i energjisë dhe karburanteve ka qenë një ndër më të goditurit nga konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Rusia është duke e monitoruar situatën në tregjet ndërkombëtare të energjisë me shumë vëmendje.

Peskov shton se një embargo e mundshme ndaj naftës ruse, që po diskutohet së fundmi nga Perëndimi, do të godiste shumë fort tregjet globale të energjisë.

“Kjo është një çështje që ne e kemi parë nga afër. Sigurisht, kjo situatë mund të ndryshojë në mënyrë dramatike tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe mund të shkaktojë pasoja mjaft serioze”, tha Peskov.

Pas